|
Problemet e kodit të ri zgjedhor |
|
02 Korrik 2009 |
Rishkrimi i kodit zgjedhor pas zgjedhjeve të 2005 u bë për disa arësye. Në radhë të parë Rama dhe Berisha synuan eliminimin e partive të vogla që iu kishin sjellë jo pak telashe drejtuesve të PD dhe PS. Në këtë mënyrë shkohej drejt një sistemi bipolar të dominuar nga çifti PD-PS dhe shmangej rreziku nga ndonjë forcë tjetër politike në ngritje. Arësyeja e dytë kishte të bënte me autoritetin e liderëve brenda partisë. Duke qenë se me kodin e ri lista e kandidatëve kalon nga kryetari i partisë, ky kryetar merr fuqi të jashtëzakonshme e autoritet të plotë dhe fenomeni i deputetëve rebelë nuk ekziston më. Pra deri këtu kemi çimentimin e pushtetit PD-PS dhe të drejtuesve aktualë të këtyre partive. Kishte edhe një arësye të tretë "morale" e cila ishte më shumë për t'i bërë qejfin opinionit dhe ndërkombëtarëve: ky kod evitonte problemin e devijimit të votës ose "fenomenin e Dushkut". Kjo arësye shërbeu edhe si justifikim kryesor dhe i pranueshëm për ndryshimin e kodit zgjedhor.
Shkruani një koment (2 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Drejt përfundimit procesi i numërimit |
|
30 Qershor 2009 |
|
Eshtë drejt përfundimit procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 28 qershorit. Kur kanë mbetur edhe 15% e kutive pa u numëruar, rezultatet janë si më poshtë:
Rezultatet e PBK në disa qarqe kryesore:
Gjirokastra: 1.03%
Vlora: 0.83%
Shkodra: 0.59%
Fieri 0.38%
Korça: 0.33%
Durrësi 0.30%
Tirana: 0.31%
Rang kombëtar: 0.34%
Shkruani një koment (4 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Fillon periudha e heshtjes zgjedhore |
|
27 Qershor 2009 |
Të shtunën 27 qershor ora 0h00 ka filluar heshtja zgjedhore sipas percaktimit që i bëhet në Kodin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në media ose në terren nga subjektet politike, për t'i lejuar votuesit të marrë një vendim në qetësi për shprehjen e vullnetit të tij politik.
Në zgjedhjet e së dielës 28 qershor janë regjistruar 45 subjekte të ndara në 4 koalicione zgjedhore. Vetëm 34 subjekte kanë paraqitur lista kandidatësh, kurse numri i përgjithshëm i kandidatëve i kalon 4000 për 140 mandate. Kodi i ri zgjedhor aplikon për herë të parë sistemin zgjedhor proporcional rajonal (një nga variantet e tij), i cili është më i thjeshtë sepse ka vetëm një tur dhe vetëm një fletë votimi ku votohet vetëm për një parti politike. Kodi zgjedhor parashikon një formulë për ndarjen e mandateve midis koaliconeve/subjekteve, sipas votave të marra nga secili koalicion/subjekt. Në rastin e koaliconeve, mandatet ndahen sipas votave të secilit subjekt brenda koalicionit.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|